Teoricieni i UFO-ve gjendet i vdekur, la një mesazh të çuditshëm

Një teoricien konspirativ britanik, 39 vjeç, është gjetur i vdekur në një divan në Poloni vetëm disa ditë pasi i shkroi nënës së tij për t’i thënë: “Nëse më ndodh diçka, heto”.

Fun

17/10/2016 17:20

Një teoricien konspirativ i shkroi nënës së tij për t’i thënë “Nëse më ndodh diçka, heto” vetëm disa ditë para vdekjes së tij misterioze.

Babai i dy fëmijëve, Max Spiers, 39 vjeç, u gjet i vdekur në një divan në Poloni, ku kishte shkuar për të folur rreth teorive konspirative dhe UFO-ve, transmeton Gazeta Express.

Shkaku i vdekjes së tij u caktua si natyror, edhe pse nuk u krye ndonjë ekzaminim në trupin e tij. Miqtë e tij pretendojnë se ai vdiq në apartamentin në Varshavë pasi piu ‘një lëng të zi’.

Hulumtimet e tij të errëta mbi UFO-të mund të kenë ndikuar që armiqtë e tij ta duan atë të vdekur, tha nëna e tij Vanessa Bates.

Me origjinë nga Canterbury, Max kishte qenë shok klase me aktorin e njohur Orlando Bloom.