Teoria më e errët për amerikanët, përkrahës të Donald Trump

Në televizion, debate dhe në fjalime Donald Trump është duke ia kujtuar popullit amerikan se ata do të vdesin.

Bota

27/05/2016 20:52

Lajmërimet nuk janë të qarta, dhe ata ndoshta nuk janë pjesë e një strategjie të qëllimshme. Retorika e Trump kryesisht po synon që të sjellë frikën e vdekjes së shikuesve të tij, që t’ua sjellë më afër mendjeve të tyre të ndërgjegjshme, krejt kjo sipas Sheldon Salomonit, një psikolog në kolegjin Skidmore në Saratoga Springs, New York.

Kjo përfshin pikëpamjen e tij kundër terrorizmit, çuditërisht, por edhe preokupimin e tij me emigracionin. Ky fokus mund ta ndihmojnë Trump-in, pasi që hulumtimi i kohëve të fundit i Solomonit tregon se njerëzit që janë duke menduar për vdekjen kanë më shumë gjasa të thonë se ata mbështesin atë, shkruan The Washington Post, transmeton lajmi.net

Subjektet e studimit të cilët kishin nxitur diskutimin  për vdekjen e tyre, më vonë ata rritën mbështetjen e tyre për Trump në 1.66 pikë më lartë, një shkallë prej pesë pikësh më shumë se ata që u nxitën për të folur rreth dhimbjes në përgjithësi.

“Unë nuk jam duke sugjeruar se ndonjë nga këto llogaritet, por pothuajse çdo gjë që ai bën është dukshëm efektive për ngritjen e këtyre shqetësimeve ekzistenciale jo të ndërgjegjshme, që nga ana tjetër bëjnë llojin e tij të kandidaturës gjithmonë më tërheqëse”, tha Solomon.

Solomon është pjesë e një grupi të studiuesve që ka shpenzuar dekada duke hetuar lidhjet midis vdekjes dhe një shumëllojshmëri të gjerë të besimeve të njeriut dhe sjelljes.

Capture

Frymëzimi i tyre ka qenë puna e Ernest Becker, një antropolog i cili argumentoi se frika e vdekjes ishte një lloj parimi themelor në shpjegimin e psikologjisë së njeriut.

Becker fitoi çmimin Pulitzer për librin e tij të vitit 1973 “Mohimi i Vdekjes”, por ai ishte shmangur nga komuniteti akademik për atë që shokët e tij e panë si një mungesë të ashpërsisë.

Kërkimi i tyre është ende fillestar dhe i diskutueshëm, ngase nuk e kanë përpunuar një teori të plotë, por ata kanë zbuluar një numër të fakteve befasuese se si njerëzit mendojnë për vdekjen.

Për shembull, Solomon dhe Florette Cohen nga kolegji ‘Staten Island’ kanë zbuluar se të pyesësh njerëzit rreth emigrantëve, po ashtu i bënë ata që të mendojnë rreth vdekjes.

Salomon dhe kolegët e tij gjithashtu kanë gjetur se të menduarit në lidhje me vdekjen ju bën më karizmatik dhe se liderët duken më tërheqës. /lajmi.net