Tenton të puthë njerëz të rastësishëm në rrugë, ja rezultati (Video)

Një komediane nga Nju Jorku, Farah Brook vendosi që të provojë t’i puthë njerëzit e rastësishëm në Grand Central Station. Shikoni se a e lejuan ata atë që t’i puthë!

Fun

03/04/2015 20:50

Këto ditë, çdokush po provon të bëjë diçka vetëm për t’u bërë i famshëm në YouTube. Kjo ndoshta nuk është mënyra më e mirë, por Farah Brook vendosi që të vazhdojë qëllimin e saj.

Ajo ndaloi njerëz të rastësishëm në rrugë për t’i pyetur për disa vende dhe provoi që t’i puthë në buzë, transmeton Lajmi.net.

Të gjithë nuk e lejuan atë që t’i puthë, përveç njërit – i cili e puthi atë sikur të ishte e dashura e tij.

Shikojeni videon më poshtë: