Tenton t’i manipulojë votat në depon komunale, arrestohet

Një zyrtar i një partie politike në Malishevë është arrestuar mbrëmë vonë pas mesnate, pasi gjatë numërimit të votave në depon komunale ka tentuar manipulimin e tyre. 

Lajme

09/06/2014 16:50

“Rreth orës 02:30 minuta, një zyrtar i një partie politike ka informuar  Policinë në Malishevë se gjatë numërimit të votave në depon komunale  janë vërejtur parregullsi gjatë numërimit”.  

“Pas pranimit të informacionit, hetues policor kanë arrestuar një komisionar të një subjekti politik. Pritet të sqarohen rrethanat e rastit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari ndalet nën masën e arrestit për 48 orë me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë rajonale të Prizrenit.