Tenton t’i jep ryshfet policisë, arrestohet serbi

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një shtetas serb dje në Podujevë.

Lajme

13/10/2018 15:13

Shtetasi serb u ka ofruar ryshfet 20 eruo zyrtarëve policor për të mos iu shqiptuar tiketa për kundërvajtje në trafik, transmeton lajmi.net.

I dyshuari u lirua me urdhër të prokurorit, ndërsa monedha e ofruar është konfiskuar.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Lluzhan, Podujevë 12.10.2018 – 08:40. Është arrestuar i dyshuari  mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti u ka ofruar 20 euro zyrtarëve policor me qellim që të njëjtit mos ti shqiptojnë tikete për kundërvajtje në trafik. Monedha është konfiskuar, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.