Tenton të kërcej në kafazin plot me tigra (Video)

Derisa shumica e njerëzve shkojnë në kopsht zoologjik për të parë luanët dhe tigrat, një njeri në provincën Henan në Kinë, vendosi të bëjë diçka më interesante që për pak sa nuk i kushtoi me jetë.

Fun

21/12/2015 18:32

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin, kur një kinez rreth të dyzetave përpiqet të hidhet në kafaz të mbushur me tigra, transmeton lajmi.net.

Për fat të mirë ai është ndaluar në momentin e fundit, ndërsa më vonë ky burrë u kishte thënë punëtorëve të sigurimit se kishte “dashur të përjetojë adrenalinë”.

Në videon e postuar në YouTube, shfaqet një njeri me të zeza i cili gjendej mbi një rrjetë duke u përpjekur të futur në kafaz.

Me të kuptuar tigrat se diçka po ndodhë mbi kokën e tyre, ata menjëherë u grumbulluan duke e pritur ‘drekën’ e tyre, por fatmirësisht sigurimi ka reaguar me kohë duke e nxjerrë nga rrjeta burrin i cili tentonte të fitonte vëmendjen e të pranishmëve. (lajmi.net)

YouTube player