Tenton të kalojë 6 kg heroinë, arrestohet shqiptari me pasaportë spanjolle

Një makinë me 6 kg heroinë brenda saj është ndaluar nga policia ditën e sotme, në Igumenicë. Mjeti tip Benz S-Class, drejtohej nga një shqiptar me pasaportë spanjolle.

Lajme

20/05/2018 19:46

Mediat vendase shkruajnë se në automjetin tip “Mercedes-Benz” S-Class, që drejtohej nga një shqiptar me pasaportë spanjolle, u gjetën dhe sekuestruan 14 pako alumini dhe karboni që përmbanin 6 kg 80 gram heroinë.

Policia i ka vënë prangat drejtuesit 38-vjeçar. Mësohet se droga u zbulua nga qeni i policisë “Lesi”. Mjeti do të hipte në traget për të udhëtuar nga Igumenica për në Itali./syri.net/