Tenton të fus marihuanë në Burgun e Dubravës, arrestohet

Gjatë ditës së djeshme në Burgun e Dubravës është gjetur përsëri substancë narkotike e llojit marihuanë.

Lajme

19/01/2018 12:17

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i gjinisë mashkullore pasi që tek i njëjti është gjetur një sasi me peshë 76  gramë e kësaj lënde narkotike.

Rasti ka ndodhur gjatë vizitës së një vizitori në burg, ndërkaq që me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt/Lajmi.net/