Tenton ta kaloj kufirin duke iu shmangur kontrollit, arrestohet

Një person është arrestuar, pasi i njëjti ka tentuar ta kaloj kufirin duke iu shmangur kontrollit policore.

Lajme

14/11/2018 10:21

Polica ka arrestuar një person në Vërmicë, pasi kishte tentuar ta kalonte kufirin duke iu shmangur kontrollit policorë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në gjykatë, ku edhe është dënuar me gjobë, përcjell lajmi.net.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull Shtetas i R. së Shqipërisë, pasi i njëjti ka tentuar ta kalojë kufirin duke iu shmangur kontrollit policor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në gjykatë në procedurë të shpejtë, ku është dënuar me gjobë dhe pasi e ka paguar, i njëjti i është dorëzuar Policisë së Shtetit (policisë së Shqipërisë)”. /Lajmi.net/