Tentoi të vjedhë bicikletën nga stacioni i policisë, ja çfarë i ndodh

Një hajdut biçikletash tentoi të vjedhë të zakonshmen, por kësaj radhe në një stacion policie.

Fun

15/01/2019 17:04

Adam Valle po akuzohet për tentim të vjedhjes së një biçiklete përpara shenjës së departamentit të policisë në Gladstone të Oregonit, ndërsa policët arritën ta shohin këtë përmes kamerave të survejimit, transmeton lajmi.net.

Videoja e redaktuar e “Associated Press” shfaq një person të dyshuar duke iu afruar biçikletës me një mjet të paidentifikuar për këputjen e metaleve, i cili e përdor atë deri në momentin kur i afrohet një oficer me armë, sipas faqes së Departamentit të Policisë së Gladstonit.

Policët hoqën kapuçin e të dyshuarit së bashku me maskën dhe e çuan në burg brenda minutave të incidentit të 27 dhjetorit, njoftoi KOIN i Portland-it.

Valle, 26 vjeç, u akuzua për vjedhje, keqtrajtim kriminal dhe posedim të armëve. /Lajmi.net/

YouTube player