Tentoi të plaçkitë një të moshuar, e pëson keq (Foto)

Një burrë i ri, 32 vjeçar tentoi të plaçkitë një të moshuar, nën kërcënimin e thikës. Por ai u kap nga qytetarët të cilët e ndëshkuan në publik. 

Bota

29/11/2014 00:01

Hajduti një burrë 32-vjeçar ishte kapur duke u përpjekur të plaçkitë një të moshuar në Kili.

Qytetarët e ndëshkuan atë publikisht në rrugë, duke e lidhur për një shtylle elektrike.

Plaçkitësin të cilit ia kishin grisur rrobat më parë, e lidhën duke e pështjellë me najlon.

Policia e cila u paraqit në vendngjarje më vonë, e liroi plaçkitësin, duke mos e arrestuar atë. (lajmi.net)