Tentoi të ndalojë teshtimën, por theu hundën

Të mbyllësh gojën dhe hundët në momentin që teshtin, nuk këshillohet nga mjekët.

Fun

16/01/2018 23:31

Një 34-vjeçar britanik është shembulli i duhur se përse nuk duhet bërë kjo.

Mjekët e një spitali në Leicester u habitën me rastin e 34-vjeçarit, emri i të cilit nuk bëhet publik. Ai u paraqit në urgjencë me hundën e thyer.

Menjëherë pyetja e parë që doktorët i bënë ishte nëse ishte goditur me grusht, por përgjigjja që morën i habiti.

34-vjeçari rrëfeu se hundën e kishte thyer duke dashur të ndalojë një teshtimë. /k.k/noa.al/