Tentoi ta zbuloi besnikërinë e partnerit, ai del të jetë baba i një fëmije

Një vajzë e re vazhdimisht kishte probleme me prindërit, të cilët i thoshin se partneri me të cilin ajo ishte në lidhje nuk është aq besnik siç shtiret.

Lifestyle

24/11/2017 08:08

Por, ajo ishte verbuar nga dashuria, dhe assesi nuk dëshironte të mendonte se ai vërtetë mund të ketë një femër tjetër, transmeton Telegrafi.

Dhe me kalimin e kohës filloi të ndjej se diçka nuk po shkonte me lidhjen e tyre, dhe vendosi të kërkoj ndihmën e një ekipi të specializuar në realizimin e kamerave të fshehta.

Ata i propozuan që ta fusin në lojë një vajzë të bukur latine, e cila do ta joshte partnerin e saj në një kafiteri. Dhe kur dyshja u takuan “rastësisht”, ajo filloi të luaj pjesën e saj dhe ta provokoj me lëvizje.

Por, ai nuk dukej edhe aq i interesuar për të. Dhe kur në një moment ajo e pyet nëse ka të dashur, ky i ri pa u menduar dy herë i tha “po”. Ky moment e relaksoi paksa të dashurën e tij që e vëzhgonte situatën nga ekrani, duke menduar se ai vërtet i qëndron besnik partneres.

Megjithatë e gjithë situata ndryshon kur derisa këta dy po bisedonin, shfaqet një femër tjetër e cila në fakt ishte e dashura e partnerit të biondes. Por, sikur kjo të mos mjaftonte, ajo në një moment i thotë aktores së kamerës së fshehtë se është shtatzënë dhe se shumë shpejt do të bëhen prindër.

E dëshpëruar nga ajo çfarë pa dhe dëgjoi, kërkoi që disa herë t’ia kthejnë pamjet në kompjuter ku vajza e dytë thotë se është shtatzënë me partnerin e saj.

Në fund bindet që prindërit kishin pasur të drejtë dhe i telefonon partnerit për t’i thënë se gjithçka ka mbaruar, dhe se e ka kuptuar që do të bëhet baba.