Tentoi ta vriste me veturë, e zënë policia në Prishtinë

Të mërkurën, një person e përplasi qëllimshëm me veturë një kalimtarë në Prishtinë të cilit i shkaktojë lëndime të rënda. Policia ka arritur që ta kapë të enjten.

Lajme

22/06/2018 09:33

Policia e Kosovës ka njoftuar se, në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet që me qëllim ka goditur viktimën mashkull K/Shqiptar (me veturë), të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe nuk është ndalur në vendin e ngjarjes.

“Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë Policia.

Rasti është hapur për ‘vrasje në tentativë’. /Lajmi.net/