Tentoi gjithçka për t’ia shëruar djalit skuqjen nga pelenat, por..

Jackson është zakonisht një djalosh argëtues. Por për javën e kaluar apo kështu, fëmija 13 muajsh kishte kaluar një gjendje trishtuese

Lifestyle

15/05/2017 21:16

“Ai zakonisht është një djalë i lumtur që rrallëherë qanë, por kohët e fundit dhurimi i një buzëqeshje duket shumë e vështirë për të,” tha mamaja e tij Fiona, për KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.

Djali i vogël kishte qëndruar për një kohë të gjatë me skuqje nga pelenat, të cilat e bënin atë të rrjedhte gjak.

Rreth 10 ditë më parë, Jackson zhvilloi një skuqje shumë të lehtë në rrudhat midis këmbëve të tij.

Dhe pastaj pa asnjë paralajmërim – skuqja e tij u bë e padurueshme vetëm katër ditë më vonë.

Mjekët besojnë se skuqja mund të ketë lidhje me alergji.

Fiona dhe partneri i saj kanë provuar të bëjnë një listë të gjatë të produkteve, por skuqja ishte përmirësuar shumë pak.

Kur Kidspot po bisedonte me Fionën – ajo ende po përpiqej ta dinte shkaktarin e skuqjes.

Jackon ka vizitën e pestë tek doktori nesër.

“Është përmirësuar pak, por jo shumë. Jemi duke e përdorur një krem të ri në pelenat e tij, me anë të së cilit shpresojmë se do të shërohet lëkura e tij dhe t’i rikthehet në gjendjet e mëparshme.” thanë doktorët./Gazeta Shneta/