Tensioni i lartë, shmangni këto ushtrime në palestër

Simptomat e tensionit të lartë të gjakut përfshijnë dhimbje gjoksi, kokëdhimbje dhe vështirësi në frymëmarrje. Rreziku nga hipertensioni mund të ulet duke ushtruar.

Lifestyle

04/06/2018 18:42

25% e të rriturve në Britani të Madhe janë të prekur na tensioni i lartë. Kjo gjendje e njohur si hipertension, vë stres shtesë në venat e gjakut dhe organet tjera vitale, shkruan Express.co.uk, përcjell Klan Kosova.

Kjo shton rrezikun e komplikimeve vdekjeprurëse, përfshirë sulmet në zemër dhe sëmundjet koronare të zemrës.

Të gjitha këto mund t’i parandalo duke bërë ushtrime. Por duhet pasur kujdes që t’i shmangni ushtrimet me intensitet të lartë, pasi që më shumë mund t’i bëni dëm vetes sesa mirë, paralajmëron një ekspert fituesi dhe nutricionist.

Ushtrimet e rregullta sipas Fayfa Nilsson janë shumë të mira në përmirësimin e tensionit të gjakut.

“Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, regjimi i ushtrimeve duhet të jetë në nivel me nevojat tuaja – kështu që ka ushtrime që duhet shmangur”.

“Unë them se duhet shmangur ushtrimet HIIT, të cilat ndikojnë në rritjen e shkallës së të rrahurave të zemrës”.