Tensionet: Japonia dhe SHBA realizojnë stërvitje ushtarake së bashku

Dy anije japoneze do të marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët ushtarake me mjetet luftarake amerikane ‘Carl Vinson’ në Detin e Kinës.

Bota

23/04/2017 14:10

 

Forcat detare japoneze nuk e kanë specifikuar se sa do të zgjasin këto ushtrime ushtarake së bashku me Amerikën, raporton Reuters.

Kurse ka reaguar edhe Koreja e Veriut, e cila ka deklaruar se janë gati të luftojnë me aeroplanmbajtëset amerikane për të treguar fuqinë e tyre luftarake, transmeton lajmi.net

“Forcat tona revolucionare janë të gatshme për të luftuar për fundosjen e anijeve amerikane me një sulm të vetëm”, thuhet në një shkrim të një gazete në Kore.

Kujtojmë se tensionet mes Koresë dhe Amerikës janë në rritje, pas një provokimi nga shteti korean, i cili të martën shënoi 85-vjetorin e themelimit të Ushtrisë. /Lajmi.net/