Tensione tek ura e Ibrit, fillon rrënimi i një pjese të murit

Inspektorët e Ministrisë kanë dalë në zonën ku po ndërtohet muri në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë, për t’ua kumtuar vendimin për ndalimin e ndërtimit të këtij muri.

Lajme

09/12/2016 13:06

RTV21 raporton se janë ndalur punimet për ndërtimin e këtij muri në veri të Mitrovicës.

Punëtorët që kanë filluar të presin murin në lartësi prej 60-70 centimetra nuk po i tregojnë inspektorëve të MMPH-së në vend të ngjarjes, se për kë punojnë. Po ashtu të pranishëm janë edhe policia e Kosovës.

Edhe disa organizata joqeveritare do të zhvillojnë sot një përformancë në Mitrovicë në shenjë mospajtimi, tek vendi i ndërtimit.

Ndryshe murin në afërsi të urës së Ibrit, para dy ditësh kanë filluar ta ndërtojnë serbët, duke ndarë kështu Mitrovicën.

Bëhet e ditur se në vendngjarje është edhe kryeinspektori i Ministrisë së Ambientin dhe Planifikimit Hapësinor, Bedri Halimi, i cili thotë se muri do të rrënohet. /Lajmi.net/