Tensione te Chelsea, kapen Diego Costa dhe Antonio Conte

Një mos marrëveshje e madhe ka shpërthyer te Chelsea ditëve të fundit, dhe në të janë përfshirë trajneri Antonio Conte dhe sulmuesi Diego Costa.

Sport

13/01/2017 20:12

Sulmuesi spanjoll është shprehur i pakënaqur me stafin mjekësor të Chelseas, duke pasur konfrontime të shumta.

Në këtë çështje ka ndërhyrë edhe trajneri Antonio Conte, shkruan ‘The Telegraph’, përcjell lajmi.net. Trajneri italian pas një zënke të madhe me sulmuesin ka vendosur që këtë të fundit të mos ta ftojë për ndeshjen me Leicesterin, që zhvillohet nesër.

Kjo situatë sipas medieve në Angli, do të shtyjë Chelsean që të mos i vazhdojë kontratën sulmuesit.

Por, edhe ky i fundit do të shikojë për ndërrim ambienti, ku opsioni i parë mbetet Kina.

Raportohet se agjenti i tij veçse ka filluar të punoi në këtë drejtim.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6