Tensione te Argjentina para Kupës së Botës, Gomez i thotë “mbylle gojën” Agueros

Sulmuesi i Atalantas, Alejandro Darío Gomez është vënë shenjestrën e një sulmi kritikash pas dëmtimit që i shkaktoi mesfushorit të Milanit,Biglian.

Sport

20/05/2018 11:43

Argjentinasin madje e kanë akuzuar se e bëri me qëllimdëmtimin e Biglian, për të shfryrë inatin se kombëtarja e tij nuk e kishte grumbulluar në Botëror.

Në vargun e kritikave bënë pjesë edhe Sergio Aguerro, sulmues i Manchester City ku ka deklaruar se nëse kjo do t’i kishte ndodhur atij atëherë Gomez-in do ta ‘sqaronte’ në tunelin e stadiumit.

Reagimi i Gomez ka qënë i menjëhershëm duke “shpërthyer” ndaj Aguerros duke thënë:

“Jam i mërzitur dhe nuk kam më durim. Ata që më thonë se e dëmtova Biglian me qëllim, le të vijnë të ma thonë në sy. Unë i kam kërkuar falje Biglias. Aguero duhet ta mbyllë gojën dhe të merret me veten e tij”.