Tensione në Ukrainë, pas granatimit të një shkolle
Një predhë ka vrarë katër persona në një shkollë në lindje qytetit Donetsk, në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor. Asnjë fëmijë nuk është vrarë, por nga ky sulm kanë pësuar katër persona të rritur.
Bota
Sipas Reuters, dy prej viktimave janë identifikuar nga dëshmitarët, një prindi i një nxënësi dhe një mësues e Biologjisë, transmeton lajmi.net.
Ndërsa gjashtë persona të tjerë kanë humbën jetën kur një minibus u godit në anën tjetër të qytetit Donetsk.
Shkolla që u granatua është katër kilometra nga aeroporti i Donetskut, ku rebelët prorusë që prej 24 orëve po përleshen me trupat qeveritare.
Armëpushimi i brishtë i vendosur në Ukrainë lindore që nga 5 shtatori, tashmë pothuajse më nuk vlen.
Të dyja palët fajësuan tjetrin për sulme të mërkurës, ndërsa hedhja e predhës në shkollë, për çka askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, ka tensionuar situatën në rajon, ku që prej muajit prill janë vrarë gati 2000 persona.
Konflikti i hapur filloi pasi Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina, ndërsa separatistëve pro-rusë pastaj, të nxitur nga Moska zyrtare, shpallën pavarësinë në të dy rajonet lindore ukrainase, në Donetsk dhe Luhansk.
Reporteri James Coomarasamy i BBC-së, i cili vizitoi disa shkolla në Donetsk, ka thënë se shumë pak nxënës janë parë të shkojnë në mësim, të frikësuar nga jehona e vazhdueshme e artilerisë që dëgjohej përreth qytetit.