Tensione në sallën e Gjykatës gjatë leximit të vendimit për aktivistët e VV-së (Video)

Është tensionuar situata në seancën e fundit ku u dha vendimi për dënimin e aktivistëve të Vetëvendosjes për terrorizëm.

Lajme

17/11/2017 13:46

Gjatë dhënies së vendimit, familjarët dhe aktivistët kanë reaguar duke ngritur zërin, kurse në një moment ka pasur edhe konfrontim mes aktivistëve dhe policisë.

Kjo e fundit ka arrestuar një aktivist të Vetëvendosjes.

Edhe deputetja Donika Kadaj është nxjerrë nga salla.