Tensione në prag të finales, Ronaldo dhe Ramos nuk duan që ky yll të luaj ndaj Juventusit (FOTO)

Gareth Bale do të jetë i gatshëm për ndeshjen finalen të Ligës së Kampionëve, ku në Kardif Real Madrid përballet me Juventusin.

Sport

19/05/2017 20:32

Por, rikthimi i uellsianit nuk po i gëzon bashkëlojtarët e tij të Real Madrid.

‘Diario’ njofton se gjashtë lojtarë të Real Madridit, përfshirë edhe Cristiano Ronaldo, janë të pajtimit që Bale nuk ka nevojë të luaj në finale, dhe se mundësia duhet dhënë Iscos, që ka shkëlqyer gjatë mungesës së uellsianit.

Sipas kësaj medie lojtarë i Ronaldo, Ramos, Casemiro, Coentrao, Pepe e Marcelo, dëshirojnë Iscon titullar në finalen e 3 qershorit.

Uellsiani po përkrahet nga vetëm dy lojtarë, bashkëlojtari i tij te Tottenham, Luka Modric dhe gjermani Toni Kroos.

Për Bale thuhet se ky është sezoni i fundit në La Liga, pasi po kërkohet me ngulm në Premierligë nga Chelsea dhe Manchester United./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6