Tensione në Mitrovicë, Torcida i pret Plisat para palestrës (FOTO)

Tensionet mes Plisave dhe Torcidas nuk kanë të ndalur.

Sport

19/02/2017 20:26

Pas përplasjeve që patën dy ditë më parë gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ku Sigal Prishtina mposhti Trepçën në ‘Minatori’, tifozët mitrovicas janë përgatitur që sërish të qërojnë hesapet me tifozët nga kryeqyteti.

Torcida janë mbledhur  te palestra ‘Minatori’ për të vazhduar konfliktin me Plisat, në finalen Sigal Prishtina – KB Peja.

Por, Plisat nuk kanë udhëtuar fare për në Mitrovicë, shkaku i mungesës së transportit.

“Te premten ishim mbrenda tu e perkrah klubin e zemres,pasi qe kqyret me na njollos me termin t PaBes si vet qysh jeni sot vendosëm me kan ball per ball”, thuhet në kërcënimin që kanë bërë në Facebook Torcida./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.