Tensione në lagjen “Arbëria”, protestuesit nuk lejohen t’i afrohen Ambasadës së Maqedonisë (Video/Foto)

Disa protestues janë mbledhur sot në orën 14 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të kundërshtuar dënimin e “Grupit të Kumanovës”.

Lajme

03/11/2017 14:56

Protestuesit më pas janë nisur në drejtim të Ambasadës së Maqedonisë që gjendet në lagjen “Arbëria”, megjithatë janë ndaluar nga policia.

Në një moment, situata është tensionuar, pasi që protestuesit kanë tentuar ta shpërthejnë kordonin e policisë, raporton lajmi.net.

Gjendja aktualisht paraqitet e qetë, derisa protestuesit kanë brohoritur “UÇK”, “UÇK”, si dhe kanë kënduar këngën “Besa-Besa” dhe himin e Shqipërisë.

Dje në Shkup, Gjykata e Maqedonisë dënoi me mbi 735 vjet 35 pjesëmarrës në “Betejën e Kumanovës” të vitit 2015. 19 nga ta ishin nga Kosova, derisa 7 u dënuan me burgim të përjetshëm. /Lajmi.net/