Tensione brenda Realit, skuadra do shkarkimin e…

Pakënaqësi brenda klubit të Real Madridit, në pjesën më të rëndësishme të sezonit.

Sport

29/04/2016 16:14

Bëhet fjalë për revoltën që e ka shprehur skuadra dhe shtabi teknik i “Los Blancos” për stafin mjekësor të klubit.

Sipas mediave siapnjolle, stafi mjekësor i kryesuar nga doktor Olmo, është atakuar shumë gjatë ditëve të fundit për shkak të lëndimeve të shpeshta te Reali, përcjellë “Lajmi.net”.

Ronaldo, Benzema, Real Madrid humb edhe një super futbollist (FOTO)

Skuadra ka kërkuar shkarkimin e Olmos dhe gjithë stafit mjekësor, por mbetet të shihet nëse një kërkesë e tillë do të aprovohet nga drejtuesit e klubit.

Duhet theksuar që Olmo është person i afërt me presidentin Florentino Perez.