Tenistja nga e cila do të çmendet çdo mashkull (Foto)

Eugenie Bouchard padyshim se është teniserja më e bukur në botë, pasi ka qenë thjeshtë bombastike me fotografitë e fundit të postuara nëpër media botërore.

Sport

04/01/2015 09:33

Teksa është duke u përgatitur për turneun e ardhshëm të Hopman Cup, Bouchard ka publikuar disa fotografi nëpër media, ku duket mjaft tërheqëse dhe simpatike.

Teniserja e cila e mban numrin shtatë në botë, Bouchard dëshiron të ketë një performancë të mirë në ‘Hopman Cup’ duke shpresuar se një gjë e tillë do ta ndihmojë ta fitojë Grand Slamin e parë në karrierë, Australian Open.

20 vjeçarja e cila duket se do ta dominojë tenisin femëror gjatë të ardhmes, ka arritur në gjysmëfinale të Australian Open dhe French Open, para se të bëj arritje të pabesueshme, duke shkuar në finale të Wimbledonit.