Tenistët më të mirë, në shtëpinë tuaj (Video)

Tenistët më të mëdhenj do të keni mundësinë t’i keni tashmë në kompjuterin tuaj.

Auto & Tek

04/11/2017 18:45

Në Paris, Bigben dhe Breakpoint kanë prezantuar “Tennis World Tour”, video-loja e tenisit që premton të jetë një simulim pothuajse real i asaj që përjetojnë vetë Federer dhe Nadal kur luajnë.

E krijuar në bashkëpunim të ngushtë me tenistët profesionistë, kjo lojë të lejon të bësh edhe strategjinë tënde gjatë ndeshjes, duke iu përshtatur taktikës së kundërshtarit dhe lodhjes fizike apo mendore.

Në këtë lojë mund të përzgjidhen 30 yje të tenisit botëror, mes të cilëve Roger Federer, Gael Monfils, Angelique Kerber, Garbine Muguruza, Caroline Wozniacki, Nick Kyrgios, Alexander Zverev dhe John Isner.

“Tennis World Tour” do të jetë i disponueshëm për PlayStation4, Xbox One, Nintendo Switch dhe PC duke nisur nga pranvera e vitit të ardhshëm.