Tenderët e kurdisur të Agim Bahtirit

“Ekziston një numër i madh i prokurimeve të realizuara përmes procedurave me vlerë minimale për t’i shmangur aplikimit të procedurave të hapura. Komuna gjatë vitit 2015 kishte lidhur 95 kontrata me vlerë të vogël dhe minimale”, thuhet në raportin e auditorit.

Lajme

23/06/2016 13:10

Kurdisja e tenderëve, favorizimi i kompanive të papërgjegjshme e menaxhimi i papërgjegjshëm i parasë publike janë vetëm disa nga shkeljet e mëdha të Agim Bahtirit si kryetar komune në Mitrovicë.

Auditori i Përgjithshëm ka evidentuara një mori dallaveresh të kryetari Bahtiri, për vitin e kaluar, përfshirë edhe futjen në borxh për projekte të pa planifikuara mirë. Bahtiri, duket se nuk ka fort merak, t’i respektoj rregullat që parashihen në kontrata.

Për sigurimin e automjeteve zyrtare të Komunës, e shërbimet teknologjike, komuna thuhet se ka ekzekutuar 14 kontrata vetëm me një operator, duke mos i respektuar rregullat.

“Ekziston një numër i madh i prokurimeve të realizuara përmes procedurave me vlerë minimale për t’i shmangur aplikimit të procedurave të hapura. Komuna gjatë vitit 2015 kishte lidhur 95 kontrata me vlerë të vogël dhe minimale”, thuhet në raportin e auditorit.

E në asnjë kontratë nuk ishte caktuar menaxheri i kontratës dhe rrjedhimisht nuk ka as plane për menaxhimin e kontratave.

“Mos respektimi i çmimeve të kontraktuara dhe mungesa e mbikëqyrjes adekuate dhe matjes së progresit të punimeve kundrejt kontratave, mund të sjellë humbje financiare për komunën, si dhe marrjen e vlerës së dobët për paranë e dhënë”, thuhet në raport, shkruan Gazeta Fjala.

Ndërkaq, edhe pasi largohen nga puna, këshilltarët në kuvendin komunal të Mitrovicës, nuk kanë pse të brengosen, pasi buxheti i komunës i paguan edhe pse nuk kryejnë punë.

Zyra e auditorit, thotë se ka identifikuar dy prej këshilltarëve që pas dorëheqjes, ishin paguar njëri për dy muaj e tjetri për gjashtë, duke e rrezikuar kështu buxhetin e Komunës, prej 800 eurosh, raporton Gazeta Fjala.

Në këtë komunë, as mësimdhënësit, nuk dihet se çfarë lëndësh u ligjërojnë nxënësve, pasi disa nga ta nuk kanë të nënshkruara as kontrata, për punën që kryejnë.

E punëtorët të cilët udhëtojnë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, në Ambulantë të Mjekësisë, nuk shpenzojnë nga xhepi i tyre, të gjitha u kompensohen me 50 përqind, të biletës së udhëtimit.

Në komunën e Bahtirit, duket se kush do shpenzon, e manipulon kontrata. Auditori ka gjetur se zyra komunle për komunitete dhe kthim, ka bërë subvencionim me pako ushqimore e higjenike në shumën prej 1 mijë e 900 euro.

Mirëpo, sipas zyrës së auditorit, furnizimi me pako ushqimore, të çmimeve të faturuara, nuk përputhen më çmimet e kontratës. Agim Bahtiri, kishte subvencionuar edhe organizata joqeveritare pa e përmbushur kriterin e dorëzimit mbi gjendjen financiare.

“7 Artet”, “,Klubi i Hendbollit-Trepça” Klubin futbollistik “Trepça” “SHKA AD Libitum” dhe “Mundësia”, janë disa prej këtyre përfitueseve të paligjshëm, sipas auditorit.

Edhe pse komuna duhet që pronat e objektet ti ketë të regjistruara në pronësi të saj, Mitrovica, ka ndërtesat e Kuvendit, që nuk janë të regjistruara, e as shkollat e mesme.

As borxhet Bahtri, nuk i ka deklaruar drejtë.

Në raportin e auditorit thuhet se nuk janë përfshirë edhe 37 mijë e 369 euro, që Komuna u ka borxh mësimdhënësve, për shkak të mospërfshirjes së tyre në listat e pagave.