Tendenca e medies shqiptare për të shkaktuar trazira në trekëndshin Liberta-Flori-Elvana!

Gjatë mbrëmjes së sotme në një nga portalet e Shqipërisë, është publikuar një lajm ku flitet për marrëdhënien e Liberta Spahiut, prezantueses kosovare me Elvana Gjatën, këngëtare.

ShowBiz

13/02/2018 21:16

Në fakt, sipas këtij portali, Liberta në rolin e të dashurës së Florit (lidhje kjo për të cilën Flori dhe Liberta nuk u prononcuar asnjëherë, pra nuk është lidhje e zyrtarizuar) ka ofenduar Elvanën, për të cilën është thënë se ka qenë e dashura e Florit (as kjo lidhje nuk u pranua kurrë publikisht) duke e quajtur të dështuar, shkruan lajmi.net

Në fakt, ky vlerësim i kësaj medie shqiptare ka ardhur si rezultat i një storie për Elvanën të përgatitur nga emisioni që udhëheq Liberta, ku thuhet se Elvana ka dështuar në Amerikë sa i përket përpjekjeve për të bërë karrierë atje dhe është rikthyer përsëri në Shqipëri.

screenshot_1erewrew

Por, nëse storia dëgjohet me kujdes, atëherë kuptohet se nuk përmendet askund që Liberta apo stafi i saj e kanë quajtur dështake Elvanën, madje, kanë lavdëruar për punën që e ka bërë për albumin e ri që e ka lansuar, madje i kanë uruar suksese në karrierë, shkruan lajmi.net

Në fakt, ky lajm i këtij portal është bërë si tendencë për të trubulluar ujërat mes personazheve në fjalë, por, duke qenë se nuk ka reagim nga asnjëra palë, atëhere i bie që gjërat janë në rregull mes tyre.

Më poshtë keni edhe videon ku mund ta dëgjoni saktë se çka flitet për Elvanën në këtë storie!/Lajmi.net/

YouTube player