Temple Run arrin 1 miliard shkarkime

Në tre vjet, përdoruesit e Temple Run kanë shpenzuar kolektivisht 216,018 vjet vrapim në 50 trilion metra.

Auto & Tek

05/06/2014 00:31

Loja e vrapimit të shpejtë \”Temple Run\”, ka prekur shumë zemrat e përdoruesve të celularëve dhe ka arritur një rekord të madh botëror.

Krijuesi i lojës, Imangi Studios, sot ka njoftuar se loja i ka arritur 1 miliard shkarkime. Pas lansimit të saj në vitin 2011, seritë e Temple Run u janë bashkuar arritjeve të lojës gjithashtu të popullarizuar Angry Birds, që arriti 1 miliard shkarkime më shumë se dy vite më parë.

\”Është disi pak e çmendur\”, tha bashkë-themelusi e Imangi Studios Keith Shepherd për PCMag. \”Kur ne filluam, nuk kishim ëndërruar se do të arrijmë 1 miliard shkarkime. Tani, kjo lojë luhet kudo në botë, dhe është mahnitëse të shohësh sa shumë lojtarët e duan këtë lojë dhe dëshirojnë të vazhdojnë ta luajnë. Ne jemi krenarë që i jemi bashkuar arritjeve të Angry Birds\”, shtoi ai.

Në tre vite, përdoruesit e Temple Run kanë shpenzuar kolektivisht 216,018 vjet duke luajtur më shumë se 32 miliard lojëra – në total, duke vrapuar 50 trilion metra përgjatë rrugës për të kapur monedhat në lojë.