Temperaturat sot, po afrohet nxehti i Saharës
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme vendi ynë do t’i nënshtrohet masave të nxehta të ajrit me origjinë afrikane.
Lajme
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të vazhdojë të mbetet normale me ngritje të lehta. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 11m/s.