Temperaturat në vikend do të shkojnë deri në 18 gradë celsius

Ditët e vikendit pritet që të karakterizohen më temperatura të larta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK) ,vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Lajme

09/03/2018 14:44

Sipas IHK, në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell, vende –vende me mjegull dhe pjesërisht i vranët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë tipike pranverore nga 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në këtë njoftim.