Temperaturat e larta shkaktojnë fluks në urgjencë

Temperaturat e nxehta në këto ditë gushti, por edhe shtimi i qarkullimit në rrugë ka rritur numrin e urgjencave mjekësore. Ndonëse një pjesë e kryeqytetasve janë zhvendosur në jug të vendit, pranë bregdetit, numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, është rritur.

Lajme

08/08/2018 16:46

“Mbipopullimi nga turistët dhe problemet në qarkullim, kanë bërë që vetëm në Tiranë të vijnë 80 thirrje në ditë, nga 15 që kanë qenë”, u shpreh shefi i Qendrës Kombëtare të Urgjencave, Skënder Brataj.

Lojrat e detit apo frekuentimi i bregdetit të jugut nga turistë të huaj që nuk e njohin detin, kanë bërë që këtë vit të regjistrohen edhe shumë aksidente në ujë me pasoja të rënda, të cilëve shpesh u është ardhur në ndihmë edhe me helikopter për t’i transportuar në Tiranë, por që disa prej tyre kanë mbetur edhe të paralizuar.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencave, i cili ka shoqëruar pothuajse çdo helikopter që është ngritur drejt jugut, u kërkon pushuesve të bëjnë kudjes me hedhjet në det si dhe të mos futen menjëherë në det, pasi kanë qendruar me orë të tëra në diell.

I nxehti përvëlues do të na shoqërojë edhe për disa ditë ndaj qytetarët duhet të bëjnë kujdes, sidomos ata me probleme kardiake, por jo më pak amvisat me ushqimet që u servirin anëtarëve të familjes apo ata që konsumojnë ushqime në restorante.