Temperaturat e larta deri në fund të prillit

Pjesa më e madhe e Europës, duke përfshirë këtu edhe Europën Juglindore dhe Shqipërinë, do të përjetojnë temperatura të larta deri në fund të muajit prill 2018.

Lajme

25/04/2018 08:58

Sipas Meteoalb, moti mbetet me kthjellime vranësira kalimtare; më të shpeshta në Veri dhe pjesërisht në Qendër.
Por pasditja vijon kryesisht me kthjellime në zonat Perëndimore ndërsa Veriu dhe zonat Lindore do kenë vranësira të shpeshta e shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mesdita ruan vlera konstante në vend; përjashtuar një rritje të lehtë në zonat Qendrore.