Temperatura deri në 8C edhe gjatë javës së ardhshme

Mot relativisht i mirë pritet të mbizotërojë në Kosovë, gjatë kësaj fundjave dhe javës së ardhshme. 

Lajme

16/01/2015 17:50

“Prishtina Weather”, parashikon se edhe nesër në vend do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Ndërsa, edhe java e ardhshme nuk pritet të jetë shumë e ftohtë. 

“Java e ardhshme me vranësira, shi kohëpaskohe dhe temperatura deri në 8C

Edhe nesër do të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell. Gjatë mbrëmjes do të ketë rritje të vransirave, e në perëndim të vendit mundësi për reshje lokale shiu. Të dielën më pas do të vranësirat të shtohen e gjatë mbrëmjes përkeqësim i motit dhe vende-vende mundësi për të reshura shiu, e në vise malore edhe borë. Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me të reshura shiu, por temperaturat do të mbeten të larta për këtë periudhë me maksimale 6-8C, e minimale nga -1 – +3C”, shkruan faqja “Prishtina Weather”. 

Temperaturat, sipas kësaj faqeje të parashikimit të motit, pritet të shënojnë rënie gjatë fundit të javës së ardhshme.

“Në fund të javës së ardhshme tendencat janë për rënie të temperaturave dhe mundësi për të reshura bore”. (lajmi.net)