Televizori luksoz i Elias

Tifozët e Juventusit e kujtojnë me siguri. Eljero Elia, mesfushori holandez i cili erdhi në Torino në verën e vitit 2011, por nuk arriti që asnjëherë të bindë trajnerin Antonio Conte dhe përkrahësit e Bianconerëve. Një vit pas transferimit të tij në Werder Bremen, Elia është ringjallur nga aspekti i lojës dhe ka filluar të…

Sport

29/10/2013 19:15

Tifozët e Juventusit e kujtojnë me siguri. Eljero Elia, mesfushori holandez i cili erdhi në Torino në verën e vitit 2011, por nuk arriti që asnjëherë të bindë trajnerin Antonio Conte dhe përkrahësit e Bianconerëve.

Një vit pas transferimit të tij në Werder Bremen, Elia është ringjallur nga aspekti i lojës dhe ka filluar të jetë sërish në qendër të vëmendjes në fushë, por edhe jashtë saj.

Mirëpo, së fundmi ai ka zgjuar kritika nga opinioni i gjerë pas lajmit se ka blerë një televizor me vlerë prej 35 mijë eurosh.

Një ‘shuplakë’ për varfërinë dhe krizën financiare që ka kapluar botën në vjetët e fundit. Shifra është e jashtëzakonshme dhe është krahasuar me mesataren e pagës vjetore të fuqisë punëtore në Gjermani (28.950 euro). Por, Elia nuk brengoset.

“Më nevojitej një televizor, e doja të madh dhe të shkëlqyeshëm, dhe për këtë më është i dobishëm. Gjithçka me kaç”, u shpreh ai. Kurse, trajneri i Werder Bremenit, Robin Dutt është munduar t’i shmanget pyetjeve nga gazetarët rreth kësaj teme.

“E ka blerë në mënyrë që edhe unë të jem në gjendje ta shikoj, praktikisht ulem para televizionit dhe qëndroj gjatë gjithë ditës. Sigurisht, më pas luajmë PlayStation dhe ai humb gjithmonë kundër meje”, deklaroi Dutt.