Televizioni sirian raporton për sulme me raketa në Homs – Lajmi.net
Televizioni sirian raporton për sulme me raketa në Homs
Autori: Lajmi.net BotaLajme 10:03, 17 April 2018
Televizioni shtetëror i Sirisë tha se mbrojtja ajrore e këtij vendi ka goditur disa rekata që kanë pasur në shënjestër bazën ajrore Shajrat.

Raporti nuk tregoi se kush mund t’i ketë hedhur raketat mbi rajonin Homs, por e cilësoi aktin si “agresion”.

Reuters citoi zëdhënësin e Pentagonit, Eric Pahon, të ketë thënë se “aktualisht nuk ka aktivitet ushtarak të SHBA-së në atë zonë”.

“Nuk kemi detaje shtesë për të ofruar”, tha Pahon.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kanë hedhur mbi 100 raketa në Siri, më 14 prill, duke goditur tre objekte të armëve kimike.

Operacioni u krye në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik, që ka ndodhur më 7 prill në qytetin Duma dhe që dyshohet se është kryer nga forcat qeveritare siriane.

Dhjetëra persona besohet se janë vrarë në këtë sulm.

SHBA, vitin e kaluar, ka sulmuar bazën ajrore Shajrat, në përgjigje të një tjetër sulmi kimik në qytetin Khan Sheikhun.

Siria e ka mohuar përgjegjësinë për këtë sulm, i cili ka lënë të vrarë së paku 80 njerëz./REL

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO