Televizioni shtetëror rus “njeh” pavarësinë e Kosovës

Në një raportim të drejtëpërdrejtë të gazetarit të televizionit shtetëror rus rreth vizitës së presidentit Vladimir Putin në Beograd, është paraqitur edhe harta e Serbisë, por pa Kosovën.

Lajme

17/10/2014 15:08

Në lajmet e kanalit të parë, pas paralajmërimit, është kyçur reporteri nga vendi i ngjarjes dhe është shfaqur grafika e territorit të ish-Jugosllavisë, njofton B92.

Ngjyra e Serbisë në këtë grafikë, ka dalluar nga ajo e Kosovës.

Rusia, ashtu si edhe Serbia, kundërshton fuqishëm pavarësinë e Kosovës.