Televizioni gjerman tallet me humbjen e Brazilit nga Belgjika

ZDK tallet me ekipin e Brazilit pas eliminimit nga "Kampionati botëror 2018".

Sport

07/07/2018 14:04

Gjermania nuk u kualifikua nga grupi në Kampionatin botëror 2018.

Skuadra kampione e botës në fuqi dështoi kundër Koresë së Jugut në sfidën venditmare dhe ky eliminim nxiti median braziliane Fox Sports Brasil që të publikojë një postim në Twitter në formë tallje për Gjermaninë.

Dhe, pas eliminimit të Brazilit mbrëmjen e kaluar në çerekfinale prej Belgjikës, pasoi tallja nga televizioni publik gjerman, ZDF.

“Ngjyrat tona nuk janë një gjë për ju, apo jo”, u shpreh në këtë tallje televizioni publik gjerman, duke ju referuar ngjyrave të flamurit të Belgjikës, që janë të njëjta si të Gjermanisë.