Televizioni argjentinas mban një minutë heshtje pas humbjes nga Kroacia

Mysafirët në "Tyc Sports" janë ngritur në këmbë dhe e varrosën futbollin.

Sport

22/06/2018 12:00

Në një anë të botës në Kroaci ka festë, kurse në tjetrën, në Argjentinë ka pikëllim.

I tillë është futbolli, fitorja dhe humbja janë pjesë përbërëse të sportit, por disa i kalojnë kufinjtë. Një xhirim interesant vjen nga “TyC Sports” ku është mbajtur një minutë heshtje, pas humbjes nga Kroacia, përcjell “lajmi.net”.

Ata janë ngritur në këmbë dhe e varrosën futbollin.

Kroacia mposhti Argjentinën me rezultat 3:0 duke e dërguar pranë eliminimit nga Kampionati botëror 2018. /Lajmi.net/