Televizioni amerikan NBC: Institucionet e shëndetit mental në Serbi, katastrofë (Video)

Stacioni televiziv amerikan \"NBC\" ka realizuar një reportazh mbi kushtet e jetës së pacientëve në spitalet psikiatrike në Serbi, ku vendosen fëmijët me aftësi të kufizuara. Aty ka vërejtur një gjendje të mjerueshme. 

Lajme

06/05/2014 16:16

Raporti tregon për kushtet e rënda të pacientëve në këto institucione, si dhe problemet e stafit që kujdesen për ta. 

Serbia aty paraqetet si një vend i cili po përpiqet të marr veten pas sundimit të Sllobodan Millosheviqit, duke u përpjekur për të përmirësuar gjendjen katastrofale në këto institucione. 

Gazetarët amerikanë kanë intervistuar mjekët në këto institucione, ministrin Rasim Ljajiç, si dhe disa nga prindërit që kishin vendosur fëmijët e tyre aty. 

Gjendja e pacientëve, kushtet në të cilat ata jetojnë, dhe gjithçka tjetër që lidhet rreth tyre, asnjë vizitor nuk mund ta lë indifferent. 

Pacientët që shtrihen në dysheme betoni, dritare të ndryshkura, dhe pajisje ‘agresive’ me të cilat lidhen pacientët, e tregojnë më së miri gjendjen e mjerë. 

Visit NBCNews.com for breaking news, world news, and news about the economy

Visit NBCNews.com for breaking news, world news, and news about the economy

Visit NBCNews.com for breaking news, world news, and news about the economy