Teleskopi ‘Hubble’ zbulon dritë në galaksi (Foto/Video)

Teleskopi i quajtur ‘hubble’ ka vendosur një rekord të ri kozmik prej një distance shumë të largët, ku u pa objekti i parë në univers.

Bota

04/03/2016 11:43

Galaktika është aq larg saqë drita nga ajo largësi është shumë e zbehtë dhe largësia e objektit të parë përmes teleskopit është 13.4 miliardë vite dritë nga Toka, transmeton lajmi.net

Objekti i cili është parë në galaksi ka ngjyrë të kuqe, thuhet se sa më larg të jetë objekti aq më e kuqe është ngjyra.

Astronomët thonë se ata janë të sigurt për zbulimin e këtij objekti dhe matjes që i kanë bërë.

Astronomi i universit, Yale Pascal Oesch, ka thënë se ky studim është i vërtetë: “Kjo me të vërtetë përfaqëson majën e eksplorimit të galaktikave të të gjithë historisë kozmike  nga Hubble.”/lajmi.net.