‘Telenovela’ e Fjollës me Sashën dhe Morenën, ja çka publikon tani

Fjolla Morina ka qenë kryetemë e medieve rozë këto ditë.

ShowBiz

06/10/2018 20:47

Kjo për shkak të një videoje që këngëtarja realizoi me miliarderin nga Teherani, Sasha Sobhani, i cili njihet si ish i dashuri i Morena Tarakut, shkruan lajmi.net.

Meqë kishte thashetheme se Fjolla kishte raporte më të afërta sesa miqësore  me Sashën, këngëtarja për Lajmi.net kishte deklaruar se atë e ka vetëm shok.

Por, Sasha Sobhani përmes një sqarimi që bëri sot për medie, ai shkroi ““Sqarim për mediat… për sa i përket videos me Fjolla Morinën është vetëm një fanse e imja e cila më kërkoi të bëja tag në Instagramin tim… ju përqafoj”.

Për të përmbyllur gjithë këtë ‘telenovelë’, Fjolla ka publikuar një fotografi bashkë me Morenën, për të treguar se ato janë mikesha shumë të mira me njëra-tjetrën.

“Lëri të flasin”, ka qenë mbishkrimi që ajo i la fotografisë. /Lajmi.net/