Telegram, tani edhe lojëra në bisedë

Teksa WhatsApp përditëson redaktimin e fotove, simotra e saj Telegram ka futur edhe lojëra në biseda.

Auto & Tek

06/10/2016 08:06

Këto lojëra mund të merren nga llogaria e @GameBot që të jep mundësinë ose të luash vetë ose me miqtë. Duke filluar me tre lojëra të thjeshta nga GameBot, shkruan Verge, Telegram po i jep prioritet cilësisë më shumë se sa sasisë së lojërave.

Për shembull, Corsairs është një lojë që ushtron aritmetikën mendore kundër kohës dhe Lumberjacks është mjaft qetësuese për të vrarë kohën duke prerë pemë, transmeton kosovapress.

Në deklaratën e saj kompania shpjegon se “platforma e re e lojërave kërkon 0 byte nga hapësira e diskut, dhe i shton vetëm një byte aplikacionit tonë. Të gjitha lojërat janë ndërtuar me HTML 5 njësoj si faqet e internetit. Telegram ruan pikët tuaja përgjatë bisedës. Për të luajtur lojërat e reja të Telegram duhet të keni të paktën një iPhone 4 ose një pajisje Android 4.4 me versionin më të ri të aplikacionit, v3.13.