Telegram synon të jetë WhatsApp i ri

Shërbimit të njohur të mesazheve, WhatsApp do t’i shtohet një konkurrent i fortë, i cili do ta mbulojë çdo mangësi të këtij të fundit. Aplikacioni quhet Telegram Messenger, i cili ‘burim’ i lirë dhe i hapur, që vjen nga Rusia, ndërsa krijuesit e tij kanë theksuar se mesazhet do shkojnë shumë shpejt dhe se të…

Auto & Tek

07/02/2014 10:01

Shërbimit të njohur të mesazheve, WhatsApp do t’i shtohet një konkurrent i fortë, i cili do ta mbulojë çdo mangësi të këtij të fundit.

Aplikacioni quhet Telegram Messenger, i cili ‘burim’ i lirë dhe i hapur, që vjen nga Rusia, ndërsa krijuesit e tij kanë theksuar se mesazhet do shkojnë shumë shpejt dhe se të gjitha mesazhet do të jenë të sigurisë së lartë, një nga pikat që në disa raste e kanë vënë në pikpyetje këtë gjë tek WhatsApp.

Për më tepër, Telegram e ka mundësinë që t’i dërgoni të ndara të gjitha dosjet apo arkivat deri në 1GB, ndërsa WhatsApp mundëson vetëm t’i dërgoni fotografitë dhe zërin.

Ndër të tjera, programi i ri do të jetë në dispozicion për telefonat Android e iOS, ashtu si për ata Mac apo Windows, ndërsa WhatsApp funksion vetëm në një pajisje që duhet të jetë smartphone apo tabletë.

Sigurisht, Telegram nuk e ka ende numrin spektakolar të përdoruesve, sa e ka WhatsApp, që e ka kaluar tashmë numrin prej 400.000 përdoruesve aktivë.

Fillimi është i vështirë për Telegram, pasi që, porsa ta hapësh, do ta shohësh se pak miq tuaj janë duke e përdorur të njëjtin program.

Megjithatë, lajmet e fundit tregojnë se Telegram është duke e arritur një shifër rekorde, sa që po shton 100.000 përdorues në ditë dhe aktualisht është aplikacioni për të cilin po bëhen më së shumti shkarkime në App Store të Apple, ndërsa tek Google Play renditet në pozitën e gjashtë në këtë aspekt.