Telegram ngushëllimi nga Isa Mustafa për vdekjen e vëllaut të Sali Çekajt

Me rastin e vdekjes së Muharrem Çekajt, vëllaut të Sali Çekajt, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një telegrami, ka ngushëlluar Familjen Çekaj.

Lajme

16/07/2018 19:41

“Me pikëllim dhe dhimbje mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Muharrem Çekajt, prandaj pranoni ngushëllimet tona dhe të strukturave të LDK-së për humbjen e anëtarit të Familjes tuaj. Kjo nuk është humbje vetëm për Familjen tuaj, por edhe për LDK-në dhe mbarë vendin tonë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Më tej telegrami vazhdon se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta përkujtojë gjithmonë Muharrem Çekajn si veprimtar të devotshëm dhe të palodhshëm në shërbim të Kosovës, duke nderuar emrin e Familjes Çekaj dhe të Heroit të Kosovës, Sali Çekaj.