Telegram ngushëllimi i ministrit Gashi me rastin e vdekjes së basketbollistit Gazmend Sinani

Lajmin për vdekjen e basketbollistit Gazmend Sinani e morëm të shtangur dhe të pikëlluar.

Lajme

23/06/2018 12:03

Basketbollit të Kosovës do t’i mungojë njeri ndër lojtarët më të mirë të gjeneratës. Gazmendi shquhej si një basketbollist shume luftarak, gjë për të cilën Kombëtarja jone e basketbollit do të jetë e hendikepuar me humbjen e tij.

Gazi përveç angazhimit të tij në disa klube kosovare, ka qene pjese edhe e formacioneve të klubeve të shteteve mike, respektivisht te shtetit turk.

Në emrin tim dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit i shpreh ngushëllime familjes së Gazit, miqve, kolegëve të tij dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Gjithashtu, shërim të shpejt dhe rikthim ne parket iu dëshiroj kolegëve të tij, Granit e Fisnik Rugovës, Altin Morinës dhe fizioterapeutit të reprezentacionit Kujtim Shala, të cilët ishin se bashku me Gazmendin, në këtë ngjarje të tragjike për të gjithë ne./Lajmi.net/