Telefoni për njerëzit që nuk e duan Facebook-un dhe rrjetet tjera sociale

Një telefon i vogël, i cili lidhe me 4G është një telefon për ata që nuk i duan rrjetet sociale.

Auto & Tek

31/03/2018 22:58

Kompania amerikane, Light, ka nisur telefonin e saj të parë anti smartphone, minimalist pa internet dhe pa aplikacione. Ideja prapa krijuesit ishte që të linit telefoninh tuaj, për të shijuar jetën me Light Phone.

Ky telefon është idael për ata persona që duan të pushojnë nga rrjetet sociale.

Telefoni është qa i madh sa një kartë identiteti dhe i hollë vetëm 6.5 mm, ka mbështetjen 4G dhe aftësinë për të dërguar mesazhe me tekst, e cila është ende një nga funksionet më të rëndësishme të një telefoni tipik. Telefoni i ri gjithashtu ka një alarm, një folës më të madh, një lidhje USB-C të ngarkimit dhe një pajisje navigimi krah për krah.

Telefoni mund të blihet për 250 $, ndërsa kostoja e tij e mëpasshme duhet të jetë 400. /Lajmi.net/