Telefoni më i shpejtë në botë

Huawei ka lansuar smartfonin Honor 6 në Evropë gjatë një ngjarjeje speciale në Berlin, por firma kineze nuk po dëshiron që të identifikohet me këtë brend të ri.

Auto & Tek

30/10/2014 09:25

Honor 6 në të vërtetë nuk është telefon i ri, pasi ai ishte lansuar në muajin qershor në Azi, por kjo është hera e parë që është lansuar në Evropë dhe po vjen me moton e “telefonit më të shpejtë në botë”.

E për këtë deklaratë, ata në brendësi të telefonit kanë futur pajisjen e shpejtësisë së internetit CAT 6 LTE që mundëson shkarkim teorik me shpejtësi deri në 300Mbps, por që këtë shpejtësi vështirë se do ta gjeni në ndonjë vend në Evropë.

CAT 6 4G është i ndërtuar me procesorin e Huaweit Kirin 920 octa-core i cili veç kësaj vjen edhe me 3GB RAM memorie.

Ekrani i tij është 5-inç full HD, kamera ballore 5MP ndërsa ajo e prapmja është 13MP. Në brendësi ky telefon vjen me një bateri të fuqishme prej 3100mAh që thuhet se mund ta mbajë telefonin e ndezur për dy ditë duke iu falënderuar teknologjisë së Huaweit, “SmartPower2.0”.

E kur i krahasojmë këto specifika me çmimin e tij, vijmë në përfundimin se me të vërtetë është një telefon që ia vlen. Honor 6 do të jetë në shitje nga 29 tetori me një çmim prej 299 eurosh, dhe atë vetëm përmes Amazon-it.

/veriu.info